Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues

Ka nisur me tensione protesta e sotme para Parlamentit, teksa ka filluar edhe seanca e parë plenare për këtë sesion parlamentar.

Forcat “Shqiponja” kanë shoqëruar dy prej qytetarëve që kanë dalë në protestë.

Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Mësohet se qytetarët janë përplasur me forcat e policisë, të cilët i kanë kërkuar të spostohen në anën tjetër të kryqëzimit dhe pedonales pranë MPB-së, por protestuesit kanë refuzuar.

 

The post Tensione në protestën para Parlamentit, policia shoqëron dy protestues appeared first on GIJOTINA.