Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Teksa sot në orën 17:00 është njoftuar seanca e parë plenare, në të njëjtën kohë do të mbahet protestë qytetare jashtë godinës së Kuvendit.

Policia ka nisur me planin e zbatimit të masave, duke bllokuar rrugën e Elbasanit, që të çon te Kuvendi, me ‘mur’ metalik.

Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve.

Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.

 

 

The post Sot seanca e parë plenare, policia “blindon” me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi appeared first on GIJOTINA.