Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi

Tensione janë shënuar jashtë parlamentit, në zonën e Pedonales.

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinat e deputetëve. Ata kanë përdorur jo vetëm me vezë, por edhe me domate.

Në “lojë” është futur edhe Policia e Shtetit, që ka tentuar që të shpërndajë turmën.

Ka qenë një përplasje e fortë mes protestuesve dhe efektivëve.

Dy persona janë shoqëruar. Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi janë shoqëruar.

Ilva Gjuzi ka qenë në atë makinë, që u ndalua nga protestueit dhe u godit me vezë.

 

The post Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi/ Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi appeared first on GIJOTINA.