Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave

Kryeministri Edi Rama po përdor policinë për të vendosur parlamentin në shtetrrethim për të mbrojtur deputetët nga qytetarët.

Për të hyrë në godinën e parlamentit deputetët nuk po përdorin portën kryesore por në mënyra të tjera, me qëllim që të shmangin përballjen me qytetarët.

Kjo ka qenë tentative edhe e deputetes së PS-së, Iris Luarasi, e cila për të shmangur përballjen me qytetarët u fut nga qendra tregtare Toptani për kaluar tek parlamenti.

Ajo u përpoq që t’i shmangej por qytetarët i zunë rrugën duke e thirrur:  Kriminele! Përfaqësuese e krimit! Nuk ju vjen turp! Hajdutë!

Aktivistja Arvina Lleshi, së bashku me disa protestues të tjerë, i janë drejtuar deputetes me akuza dhe thirrje.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!”, i është drejtuar Arvina Lleshi deputetes.

Aktivistja e ka akuzuar Luarasin se është bashkuar me qeverinë, duke vijuar me thirrjet: “Po ti përfaqësoje, nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”

The post Protestuesit i zënë rrugën deputetes së PS-së, Iris Luarasi: Hajdute! Përfaqësuese e krimit! Mos fol në emër të grave appeared first on GIJOTINA.