Pas oshilacioneve në javët e para të Superligës turke dhe eliminimit të papritur nga Europa League, skuadra e Trabzonspor ka gjetur “ritmin” e duhur për të dalë nga “ngërçi” dhe treguar versionin më të mirë.
Në takimin e djeshëm kundër Ankara Genclerbirligi, e fituar 5 – 0 (java e 4-të në Superligën e Turqisë), mes protagonistëve rezultoi edhe sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi.
Në minutën e 59-të, ish-sulmuesi i Tiranës gjeti golin, pas kombinimit të bukur me “homologun” Mohamed Salah. Klubi i Trabzonspor i ka kushtuar një postim të veçantë Muçit për paraqitjen e fundit, e shoqëruar me emojin e yjeve.
Por kjo nuk ishte e gjitha. Transferimi i bujshëm, Mohamed Salah, në postimin e radhës, në një nga fotot, shfaqet i përqafuar me Muçin, ku duket qartë se shqiptari ka fituar respektin e yllit botëror.
The post Shtriu rivalët në fushë dhe tundi rrjetën, Trabzonspor e Salah i “heqin kapelen” Ernest Muçit appeared first on GIJOTINA.