Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot me protestues, që vazhdojnë të instistojnë në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Bashkohuni me ne”, “Arrestoni Ramën” ishin disa nga thirrjet e thëna në kor.

Protestuesit mbajnë në duar poankarta të ndryshme kundër qeverisë, flamuj kuq e zi dhe të UÇK-së.

Kujtojmë se protestuesit kanë premtuar se nesër do të jenë përpara Kuvendit, kur nis dhe sesioni i ri parlamentar.

Në orën 17:00 të ditës së nesërme, pritet një tjetër përballje mes deputetëve dhe protestuesve, që kanë “pushtuar” tashmë rrugët e kryeqytetit.

gijotina.com/

The post Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë appeared first on GIJOTINA.