“Një shesh, mijëra zëra”/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës

Pankartat me mesazhe kritike dhe ironike kanë shoqëruar protestën e 100-të kundër qeverisë, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj politikës dhe institucioneve.

Në duart e protestuesve janë parë slogane që adresojnë drejtpërdrejt qeverinë, ndërsa një pjesë e tyre kanë pasur në fokus edhe SPAK-un, duke ironizuar mungesën e arrestimeve dhe veprimeve ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

“Një shesh, mijëra zëra”, ishte një prej mesazheve të shfaqura gjatë tubimit.

Ndër pankartat e tjera spikatën edhe fraza me tone ironike, përmes të cilave protestuesit kanë përcjellë kritikat e tyre ndaj situatës politike dhe zhvillimeve në vend.

Mesazhet e afishuara në shesh kanë reflektuar kërkesat e protestuesve për ndryshim, më shumë përgjegjshmëri institucionale dhe reagim nga drejtësia, veçanërisht nga SPAK-u.

Protesta e 100-të vijon në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

 

The post “Një shesh, mijëra zëra”/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës appeared first on GIJOTINA.