Video/ Vlahovic i jep fitoren e madhe Besiktas në derbin ndaj Fenerbahce

Ashtu siç ndodh në çdo përballje mes tyre, edhe këtë herë Fenerbahce dhe Besiktas, dhuruan spektakël por në fund ishin miqtë që iu gëzuan fitores 1-2.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një rivënie të gjatë anësore dhe rrëmujës në zonë, ishte Milan Skriniar që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 38-të, ishte Ridvan Yilmaz që barazoi shifrat 1-1 për Besiktas, pas një pasimi të ardhur nga Leandro Trossard. Pjesa e parë mbyllet 1-1. SHIKOGOLIN

Goli i fitores për Besiktas u shënua në minutën e 73-të, ku Dusan Vlahovic gjeti rrjetën, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Orkun Kokcu. SHIKOGOLIN

Vedat Muriqi luan për 68 minuta, por nuk gjeti dot golin. Besiktas fiton 1-2 dhe renditet në vendin e dytë me 9 pikë në 4 javë, ndërsa Fenerbahce renditet në vendin e katërt me 6 pikë. (Telesport)