Rikthimi i Madh i Kinematografisë: Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar Edicioni 14, Bashkon Brezat pas 14 Vitesh Mungesë

Pas një ndërprerjeje të gjatë prej 14 vitesh, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar është rikthyer me gjithë shkëlqimin e tij në Tiranë, duke u kthyer në kryeqendrën e artit dhe kulturës në vend. Kjo ngjarje historike ka bërë bashkë qindra artistë, nga korifejtë e kinemase shqiptare deri te kineastët e rinj e me talent, duke festuar trashëgiminë dhe të ardhmen e ekranit të madh.

Nata e hapjes solli emocione të shumta dhe momente nostalgjie, ku vëmendja kryesore u përqendrua te vlerësimi i figurave që kanë shkruar historinë e filmografisë sonë. Emra të mëdhenj si Reshat Arbana, Roza Anagnosti, Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro e të tjerë, u nderuan me Çmimet e Karrierës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në artin shqiptar.
Megjithatë, si çco event i rëndësishëm nuk mund të kalonte pa debate. Mbas nje lapsusi ne ceremonine e hapjes nga organizatoret ku ne vend te fotos se regjisores se njohur Xhanfize Keko u vendos per pak sekonda ne ekran fotoja e poetes Natasha Lako, per te cilen u kerkua ndjese publike nga drejtori artistik i festivalit

z. Ilir Butka. Regjisori i njohur Mevlan Shanaj dhe e shoqja znj. Natasha Lako, u revoltuan dhe shprehën pakënaqësinë e tyre përmes një statusi ku e cilësonin festivalin “obobo, kjo mynxyrë ,” dhe u shprehen gjithashtu të pakënaqur për ndarjen e 16 çmimeve te karrieres.
Pavarësisht polemikave të natyrshme artistike, entuziazmi i publikut dhe pjesëmarrja e komunitetit kinematografik mbeten në nivele rekord.

Festimi i kinemasë vazhdon gjatë të gjitha këtyre ditëve me shfaqje filmash, debate dhe takime mes brezave. Sipari i këtij edicioni jubilar do të ulet më 12 shtator, në natën finale ku do të ndahen edhe çmimet kryesore të konkurrimit.