Kryeministri Edi Rama mund të ketë realizuar një mori intervistash me dhjetëra pyetje, por për herë të parë u përgjigjet plot 300 të tillave. Në një njoftim në rrjetet sociale, ai shihet përballë gazetares Rudina Xhunga, në një intervistë maratonë që i paraprin sezonit të ri të podcastit të kryeministrit, “Flasim.”
Edhe pse zakonisht është kryeministri ai që bën pyetjet në podcast-in e tij, këtë herë vendet duket të kenë ndryshuar.
“Mirëmëngjes dhe me videonjoftimin e Flasim Shqip/Collab, një edicion ekskluziv jashtë sezoneve të podkastit ‘Flasim’, ku i jam përgjigjur për më shumë se katër orë një lumi pyetjesh të Rudina Xhungës, e që së shpejti do ta publikojmë në rrjetet sociale, ju uroj të diel të qetë”, shkruan ai krah videos.