Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar me marshimin rrugëve të Tiranës si çdo natë, në ditën e 99-të të protestave kundër Edi Ramës.

Protestuesit shprehën edhe sot shqetësimet e tyre në fjalimet e rastit para godinës së Kryeministrisë.

Gjithashtu ata bënë thirrje edhe një herë për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, e cila do shënojë 100 ditët e protestave më të fuqishme kundër qeverisë së Edi Ramës.

Sakaq, ata lajmëruan edhe thirrjen për protestën e së martës në nisje të sesionit të ri parlamentar, para godinës së parlamentit.

The post Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e kryeqytetit: Nesër dita e 100-të…  madhështore appeared first on GIJOTINA.