Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri

Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të diel një takim me shqiptarët e Amerikës në New Jersey.

Berisha është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Gjatë aktivitetit u dëgjuan edhe thirrjet “Rama në burg”, duke krijuar një atmosferë të fortë politike.

Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi takimin si një moment të veçantë dhe emocional.

Ai vlerësoi kontributin e Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara ndër vite.

“Ju jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri”, u shpreh Berisha para të pranishmëve.

Sipas tij, diaspora shqiptare në SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimet demokratike në Shqipëri.

Berisha përmendi gjithashtu rolin e saj në mbështetjen e çështjes së Kosovës dhe luftën për liri.

“Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar”, deklaroi kreu i PD.

Më tej, Berisha u ndal te rëndësia që kishte për të takimi me shqiptarët në New Jersey.

Ai tha se kjo ditë ngjall emocione të veçanta dhe se shumë prej tyre dikur e kishin menduar të pamundur një moment të tillë.

“Shumëkush e ka menduar të pamundur”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ai theksoi se sfidimi i padrejtësive kërkon kurajë, sidomos kur ato përballen me forca shumë më të mëdha.

Takimi u shoqërua gjatë gjithë kohës me reagime dhe brohorima nga shqiptarët e pranishëm në sallë.

The post Berisha në New Jersey: Diaspora shqiptare në SHBA është fati i bardhë i kombit shqiptar, jeni zëri i pamposhtur i shqiptarëve në liri appeared first on GIJOTINA.