‘Serbia, kafshë e çuditshme në xhunglën e Ballkanit’, Rama: Kasapi Mlladiç s’mund të përcillet me funeral shtetëror, ja pse duhet ta ulim në tryezën e BE

Duke shpjeguar qëndrimin e tij për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rasti i Serbisë dhe vendimi që “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç, të përcillet me homazhe shtetërore për në banesën e fundit. Rama tha se pikërisht raste të tilla tregojnë pse Serbia duhet të mbahet në tryezën europiane, ku sipas tij mund t’i thuhet qartë se “nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ndërsa Serbinë e quajti një “lloj kafshe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“E di që Serbia është një lloj “kafshe” shumë interesante dhe e çuditshme në “xhunglën” e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash ‘’jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap’’ apo ta lësh aty në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit!

Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani. Çfarë është kjo atmosferë? Atmosferë apo atmosfera e kujt? E atyre që nesër mund të fshihen nga ekstremet. Çfarë është kjo? Nuk jemi në humor. Për çfarë? Për t’ju thënë njerëzve Titaniku po fundoset, na duhet të përballemi me konkurrencën. Po, kemi një treg përbashkët. Po sa gjëra kanë ndodhur sot në secilën prej shteteve që në fakt tregon se ka 27 tregje. Ku janë tregjet e kapitalit të Europës? Ku janë kapacitetet financiare të Europës në vetvete? Ju flisni për të dhëna. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ju lutem ejani dhe merrni të gjitha të dhënat. S’kemi asgjë për t’i fshehur Italisë. Fati ynë i keq ishte që në vend të pushtoheshim nga ju, u pushtuam nga rusët. Po kjo është tjetër histori. ”, theksoi Rama.