Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e anëtarësimit, ndërsa sipas tij, pengesat lidhen me mënyrën e qeverisjes në Shqipëri.

Berisha kundërshton gjithashtu qëndrimin e Ramës për ndikimin e luftës në Ukrainë dhe politikës së zgjerimit të BE-së, duke argumentuar se perspektiva europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është përcaktuar shumë kohë përpara agresionit rus ndaj Ukrainës.

Në reagimin e tij, kreu i PD-së e lidh situatën politike në vend me atë që ai e cilëson si “narkoshtet”, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.

Berisha e përfundon reagimin me një kërkesë të drejtpërdrejtë politike ndaj kryeministrit, duke deklaruar se largimi i Edi Ramës është, sipas tij, “kushti i të gjitha kushteve” për rivendosjen e shtetit ligjor dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Reagimi i Berishës vjen pas deklaratave të Ramës në një forum ndërkombëtar në Itali, ku kryeministri foli për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe sfidat që lidhen me procesin e zgjerimit.

gijotina.com/

The post Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE appeared first on GIJOTINA.