Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët mblidhen para Gjykatës Penale

Protestuesit e arrestuar të martën pritet që sot të njihen me masën e sigurisë, pasi për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë Edi Rama.

Ndërkohë në mbështetje të tyre para Gjykatës Penale janë mbledhur qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ka kërkuar ndalimin e asaj që ajo e cilëson si dhunë policore gjatë protestave.

Vatnikaj tha se protestuesit kanë qenë të shqetësuar për mënyrën se si janë kryer arrestimet, duke theksuar se nga pamjet e publikuara numri i efektivëve të policisë ka qenë më i madh se ai i protestuesve.

“Duam lirimin e protestuesve dhe ndalimin e dhunës policore. Ata kanë qenë të shqetësuar sepse arrestimet kanë qenë të dhunshme. Nuk e di nëse ka pretendime për dhunë specifike, por nga pamjet numri i policëve ka qenë më i madh se numri i protestuesve”, u shpreh ajo.

Vatnikaj deklaroi se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ne do të protestojmë çdo ditë, derisa Rama të dorëhiqet”, tha aktivistja,.

Sipas saj, protestuesit kërkojnë edhe ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një klase te re politike. Vatnikaj paralajmeroi per dy protesta kombetare.

“Kërkesa është edhe për ndryshimin e klasës politike, për një klasë politike jo të korruptuar. Protesta do të vazhdojë çdo ditë. Ne do të jemi çdo ditë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe nisjen e proceseve demokratike. Ditën e hënë bëhen 100 ditë. Të hënën dhe të shtunën kemi dy protesta kombëtare dhe presim mobilizim maksimal”, përfundoi ajo.

 

Protestuesit e arrestuar:

Dritan Goxhaj

Junik Matoshi

Edison Lika

Erlind Almeta

Sokol Bushi

Lulzim Gjini

Valtion Shameti

Florian Manarkolli

Desiderjo Alimucaj

Bora Mitrovica

Arvina Lleshi

Ylli Brahaj

Arben Kola

Aumiraldi Dalliu

The post Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët mblidhen para Gjykatës Penale appeared first on GIJOTINA.