Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

Një anije është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, 3 shtator, në Portin e Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, pas njoftimit drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Edhe punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për neutralizimin e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.

The post Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët appeared first on GIJOTINA.