Pas dorëheqjes së Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Klodiana Spahiun në këtë post.
Vendimi për emërimin e saj vjen pas largimit të Salës nga kabineti qeveritar të bërë publik ditën e djeshme, më 2 shtator.
Spahiu zëvendëson Evis Salën e cila deklaroi dorëheqjen një ditë më parë në mbledhjen e qeverisë.