Aktivisti: I vetmi institucion që duhet të presë Ramën dhe ministrat e korruptuar është BKH dhe SPAK

Në protestën e 96-të një nga aktivistët në fjalimin para Kryeministrisë u shpreh se rezistenca do të vazhdojë.

Ai bëri thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar.

“I vetmi institucion që duhet t’i presë Ramën dhe ministrat e korruptuar është BKH dhe SPAK. Ata nuk duan ta shohin qeverisjen e tyre që tashmë ka hyrë në vitin e 14, në pasqyrë sepse do të tmerrohen.

Sot nuk i harrojmë protestuesit, që vazhdojnë të mbahen në bllokun e sigurisë në mënyrë të padrejtë. Edhe sot brohorasim për lirimin e tyre.

Synimi ynë është vetëm dorëheqja e Ramës”, tha aktivisti.

 

The post Aktivisti: I vetmi institucion që duhet të presë Ramën dhe ministrat e korruptuar është BKH dhe SPAK appeared first on GIJOTINA.