11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh! Në burg duhet të ishte Rama, Balluku dhe hajdutët e qeverisë

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka takuar sot protestuesit, që janë shoqëruar në komisariat, pas protestave përballë Kryeministrisë.

Balliu shprehet se kjo që ndodh është një turp i madh. Shton se në qeli duhet të ishte Belinda Balluku dhe të korruptuar të tjerë të qeverisë.

Klevis Balliu: Kemi takuar sot protestuesit, janë 11 protestues në burgje nga ky regjim. Mbajtja në qeli të protestuesve është një turp i madh. Është një turp që protestuesit janë në qeli dhe nuk janë në burgje Edi Rama e Belinda Balluku apo hajdutë të tjerë të milionave të taksave të qytetarëve.

Ne e pamë live sesi policia mori zvarrë një protestues, një tjetër protestues është goditur me grushte në furgonin e policisë nga efektivë të Komisariatit numër 3. Arbër Lleshi është dhunuar në mënyrë skandaloze. Këta qytetarë janë në protestë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

The post 11 protestues të shoqëruar, shpërthen Balliu: Një turp i madh! Në burg duhet të ishte Rama, Balluku dhe hajdutët e qeverisë appeared first on GIJOTINA.