VELIAJ vijon me dorë të hekurt nga qelia, shkarkohet nënkryetari Blendi Sulaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.

Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Blendi Sulaj ishte emëruar nënkryetar i Bashkisë së Tiranës në vitin 2025.