Oliger Torba emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Tiranës

Oliger Torba është emëruar drejtues i Policisë së Tiranës.

Që prej muajit prill, ai mbante detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit.

Më herët ai ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit në Fier.

Emërimi i Torbës në krye të Policisë së kryeqytetit vjen në vazhdën e ndryshimeve të fundit në mesin e uniformave blu.

Lëvizje në Polici u shënuan jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Korçë dhe Elbasan.

The post Oliger Torba emërohet drejtuesi i ri i Policisë së Tiranës appeared first on GIJOTINA.