Bardhi: Pushtet që ka frikë nga qytetarët, kur nuk ka argumente përdor forcën

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më parë nga policia gjatë protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.

Sipas Bardhit, kur një pushtet nuk ka argumente përdor forcën, por theksoi se qytetarët nuk tremben.

“Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet”, tha Bardhi i cili kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar.

Postimi i plotë

95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici!

Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben.  Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e drejtë nuk arrestohet. Një popull nuk heshtet me dhunë.

Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet.

Dënoj me forcë keqpërdorimin e Policisë së shtetit, dhunën ndaj protestuesve dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të 14 protestuesve të arrestuar padrejtësisht.

 

The post Bardhi: Pushtet që ka frikë nga qytetarët, kur nuk ka argumente përdor forcën appeared first on GIJOTINA.