Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Golem të Shkodrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona.

Si pasojë e përplasjes, 17-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa 28-vjeçari me inicialet E. N. është plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Shkodër/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër appeared first on GIJOTINA.