Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe të madhe në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec.

Për izolimin e flakëve janë angazhuar forca të shërbimit zjarrfikës, pyjor dhe punonjës të njësisë administrative Udënisht.

Sipas raportimeve, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës nuk ka lejuar përhapjen e flakëve në banesat që ndodhen shumë pranë vatrës së zjarrit.

Nga zjarri janë djegur më shumë se 2 hektarë kullotë.

The post Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë appeared first on GIJOTINA.