Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë adresuar një sërë kërkesash lidhur me projektin.
Kërkesa kryesore e banorëve është anulimi i projektit, me argumentin se ai është shfuqizuar përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të miratuar në korrik 2026.
Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë në konsideratë vendimin e ri dhe të ndërpresë vijimin e projektit, duke kundërshtuar çdo hap të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e tij.
Çfarë është projekti TID dhe pse po kundërshtohet?
Projekti TID parashikon transformimin e qendrës historike të Durrësit, përfshirë edhe bulevardin “Epidamn”, një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të qytetit.
Projekt ka ngritur shqetësime të forta, pasi parashikon prishjen e dhjetra banesave dhe bizneseve private. Rreth 74 familje preken drejtpërdrejt nga shpronësimet, ndërsa banorët pretendojnë se dëmshpërblimet janë shumë më të ulëta se çmimi i tregut, çka sipas tyre i lë pa mundësi për të blerë një banesë tjetër.
Projekti përfshin edhe ndërhyrje në zona të rëndësishme historike si amfiteatri, muret bizantine dhe zona pranë Torrës Veneciane.
The post Protestë para Bashkisë, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit TID për transformimin e qendrës historike së Durrësit appeared first on GIJOTINA.