“Polici këtu na ke!”/ Protestuesit pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, ulen në shesh

Pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë, protestuesit janë ulur në shesh.
Në shesh oshëtijnë thirrjet: Ju erdhi fundi! Arrestoni Ramën! Polici këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne!
Ndërkohë skenari i ditës së sotme ka qenë i ndryshëm nga ai i ditëve të tjera, ku pas sheshit “Skënderbej”, qytetarët mblidheshin para Kryeministrisë ku mbaheshin fjalime.

Protestuesit pretendojnë se arsyeja që i ka çuar në ndryshimin e skenarit të tubimit të sotëm është shkuarja e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij.

Protestuesit e kanë konsideruar një provokim praninë e kreut të qeverisë në Kryeministri, duke vendosur për të ndryshuar mënyrën e zhvillimit të protestës.

Ndërkohë, situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë protestuesit nga godina, ndërsa këta të fundit kanë kundërshtuar lëvizjen e efektivëve. Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para.

Protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre.

 

 

“Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë.

Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator.

gijotina.com/

The post “Polici këtu na ke!”/ Protestuesit pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, ulen në shesh appeared first on GIJOTINA.