Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në minutat e para të takimit, energjia elektrike është ndërprerë, duke lënë stadiumin në errësirë dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të atmosferës normale të ndeshjes.

Por ndërsa fusha dhe tribunat u zhytën në errësirë, nga shkallët e stadiumit nisën të dëgjoheshin thirrjet e tifozëve në kor: “Rama ik!”

Edhe ultrasit e durrsakëve, “Djemtë e Detit” kanë zgjedhur të ndezin stadiumin me anë të flakadanëve për t’i dhënë shkëlqim stadiumit, derisa dritat janë ndezur sërish.

Nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike.

The post Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik! appeared first on GIJOTINA.