Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë edhe përmes pankartave me mesazhe ironizuese dhe kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.
Ndër pankartat e shfaqura në protestë janë: “Ju mbylleni nëpër vila e thurni plane me hile, ne në shesh përballë zullumit me pankarta civile”, “Koha nuk na lodh, na forcon”, “Na shisni ‘prani besnike’ dhe trimëri në rrjet, por frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtetë”
Mesazhet pasqyrojnë gjuhën ironike të përdorur nga protestuesit për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.
The post “Koha nuk na lodh, na forcon”/ Pankartat ironizuese ndaj Ramës: “Frika nga vezët e popullit ju tmerron vërtet” appeared first on GIJOTINA.