Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa nga çështjet e diskutuara gjatë takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë në qarqe, i cili u zhvillua sot me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare në fshatin SOS.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se një prej pikave ka qenë kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, ndërsa është diskutuar edhe për mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri-deputetë

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe hartimin e ndryshimeve ligjore, në kuadër të nismës “Pasqyrë Albania”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga

kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,

mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri – deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,

si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës  së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor

The post Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania” appeared first on GIJOTINA.