Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë

Nxjerja në publik dhe media, të disa fotove të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, teksa ata qëndronin të arrestuar në makinën e policisë dhe ambjentet e Policisë së Tiranës, ka çuar në pezullimin nga detyra të dy punonjësve të njësisë “Shqiponja” në Tiranë.

Vendimi është marë ditën e sotme nga Komisioni Disiplinor pranë Policisë së Shtetit, të cilët prej dy ditësh kishin nisur një hetim administrativ për të identifikuar zytarët e policisë që fotografuan dhe nxorën në publik, dy personat e arrestuar, Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku.

Hetimi administrative zbuloi dy punonjës të njësisë “Shqiponja” që kanë bërë fotot dhe më pas i kanë nxjerë ato tek individë të jashtëm, duke çuar në publikimin më pas në media.

Nisur nga kjo situatë ndaj dy punonjësve është marë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa pritet dhe një vendimarje tjetër nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për përjashtimin totalisht të tyre.

Këto veprime po meren nga Policia e Shtetit, sa për të treguar një situatë masash, që janë marë për të minimizuar skandalin e nxjerjes së fotove të personave të arrestuar nga vetë policët nga ambjentet e Policisë së Tiranës.

Fotografimi apo filmimi i personave të arrestuar brenda ambjenteve të policisë apo dhe në dhomat e shoqërimit cilësohet si një shkelje e rëndë dhe mund të çojë deri në ndjekjen penale të punonjësve të policisë.

Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi, vetëm pak çaste pas arrestimit të tyre, u përballën me publikimin e fotove dhe videove në ambjentet e policisë së Tiranës, duke çuar në shkeljen e rëndë dhe abuzimit të detyrës të punonjësve të policisë së Tiranës.

The post Publikuan fotot e arrestimit të Ergys Agasit brenda ambienteve të policisë, pezullohen dy efektivë appeared first on GIJOTINA.