GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”, i arrestuar dy ditë më parë.

Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe pretendimeve të mbrojtjes, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi të konfirmojë masën e sigurisë ndaj Agasit.

Në seancë ishin të pranishëm prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

Ergys Agasi akuzohet për disa vepra penale.

Ndaj tij Prokuroria e Posaçme kishte ngritur në sërë akuzash,  mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

The post GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin appeared first on GIJOTINA.