Aktivistja, thirrje qytetarëve: Nesër të mblidhemi te selia e PS-së në orën 17:30, të përshëndesim me vezë qeverinë e krimit!

Aktivistja Arvina Lleshi, në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë një njoftim për qytetarët, duke i ftuar ata që të bashkohen nesër në protestë te selia e Partisë Socialiste.

Aktivistja the se mbledhja e “qeverisë së krimit” do të zhvillohet në orën 17:30 në selinë e PS-së.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët. Nesër, qeveria e krimit, në orën 17:30, ka mbledhje te selia e PS-së. Ftoj të gjithë qytetarët që kanë mundësi të marrin pjesë”, u shpreh aktivistja.

Aktivistja u kërkoi protestuesve të merrnin me vete vezë, për të “përshëndetur” ministrat.

“Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës, duke iu thënë: “Nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni”. Mos harroni, nesër te selia e PS-së”, tha ajo.

The post Aktivistja, thirrje qytetarëve: Nesër të mblidhemi te selia e PS-së në orën 17:30, të përshëndesim me vezë qeverinë e krimit! appeared first on GIJOTINA.