Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë, të cilët kishte si qëllim ta shiste në kryeqytet.
I riu me iniciale N.D u vu në pranga në kuadër të opracionit të koduar “Price” në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”.
“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë”, thotë policia.
Ndërkohë policia thotë se vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.
The post Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në kthesën e Kamzës appeared first on GIJOTINA.