Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 87 ditësh, ndërsa në shesh janë bashkuar edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Pjesë e tubimit është bërë edhe një emigrant nga Gjermania i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, duke vënë theksin në situatën e vështirë që prej dekadash vuajnë shqiptarët.

Ai u ka bërë thirrje edhe socilalistëve dhe demokratëve të largohen nga kupola drejtuese e partisë.

“E gjithë shoqëria që ndodhet në emigrim i është bashkuar protestës për të gjithë arsyet që protesta ka nisur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë ndodhem prej tre ditësh.

Fytyrat e njerëzve tregojnë qartë gjendjen ku është situata në Shqipëri. Është një situatë e pashpresë, njerëz që vuajnë në dyert e spitaleve dhe institucioneve dhe prej dekadash nuk marrin zgjidhje. Kjo është ajo që e ka bërë që protesta të jetë kaq e përhapur

Baza e PS duhet të largohet nga kupola. Ta mbajnë PS ta përmirësojnë, pjesa e PD të ndahet gjithashtu nga kupola dhe drejtuesit që i kanë gënjyer. Gënjehen për një vend pune”, u shpreh ai.

The post Dita e 87 e protestës/ Emigranti thirrje qytetarëve: Largohuni nga kupolat partiake! Po ju gënjejnë me 1 vend pune appeared first on GIJOTINA.