86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë

Vijon marshimi i protestuesve në Tiranë, të cilët janë nisur nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, duke shoqëruar lëvizjen me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë dhe opozitës.

Në pankartat e protestuesve shfaqen mesazhe të ndryshme politike, mes tyre:

-“Zgjedhjet e Sorosit nuk na përfaqësojnë”

-“Shqipëri e re”

-“Edi Rama dorëhiqu”

-“Rama në burg, Belinda në burg”

-“Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë”

Ndërkohë, gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje të forta nga protestuesit, thirrje që përsëriten tashmë prej 86 ditësh.

-“Shqipëria kërkon revolucion!”

-“Opozitë e shitur!”

-“Arrestoni Ramën!”

Ndërkohë është shpalosur edhe një pankartë masive ku shkruhet “Rama n’burg, Belinda n’burg”

The post 86 ditë revoltë! Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”: Nuk ikim ne, ikni ju! Rinia dëshiron të qëndrojë appeared first on GIJOTINA.