Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Gojan i Madh dhe po përhapet me shpejtësi drejt lagjes “Pepaj” në Pukë.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, kanë arritur pranë banesave.

Sipas informacioneve paraprake, tre banesa janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur plotësisht.

Situata paraqitet e rrezikshme për banorët, ndaj autoritetet kanë nisur evakuimin e tyre nga zona e kërcënuar nga flakët.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira, ndërsa flakët vijojnë të kërcënojnë zonën e banuar.

 

 

The post Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa appeared first on GIJOTINA.