Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës

Florjan Vuka, i njohur edhe me mbiemrin Vathaj, është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Vuka dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa, i hetuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pas ekstradimit, Vuka pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme, e cila do të vlerësojë kushtet e masës së sigurisë ndaj tij.

Përmes shortit elektronik, gjyqtare e çështjes është caktuar Alma Kodraliu.

Ajo do të vendosë nëse ndaj Vukës do të vijojë masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar më herët në mungesë, apo nëse do të caktohet një masë tjetër.

 

 

The post Në kërkim nga SPAK/ Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, pjesë e grupit të Jetmir Pepës appeared first on GIJOTINA.