Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen “Rus” në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

The post Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës appeared first on GIJOTINA.