82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 82-të.

Qytetarët pritet të  rikthehen sërish në rrugët e kryeqytetit, me protestën që zhvillohet para Kryeministrisë dhe me të njëjtën kërkesë politike: dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë në shesh deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa në ditët e fundit është paralajmëruar edhe përshkallëzim i aksionit qytetar në muajin shtator.

Edhe sot, qytetarët pritet të mblidhen në qendër të Tiranës dhe më pas të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Në protestën e 81-të, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Mesazhi kryesor i protestës mbetet i njëjtë: kundërshtimi ndaj qeverisë Rama dhe kërkesë për ndryshim të qeverisë.

Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm, duke e konsideruar shtatorin si një periudhë të re mobilizimi.

 

The post 82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen! appeared first on GIJOTINA.