Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit e protestës së 80-të kundër qeverisë së Edi Ramës kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët vijojnë marshimin nëpër kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është thirrja kryesore që shoqëron marshimin e protestuesve.

Protestuesit kanë përsëritur se do të vijojnë protestat dhe mobilizimin qytetar deri në largimin e Edi Ramës nga detyra.

Marshimi vijon në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa qytetarët përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë.

The post Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen! appeared first on GIJOTINA.