Zjarr prej 3 ditësh në malin e Tërbunit, mungon ndërhyrja nga ajri

Prej tre ditësh, zjarri vijon të përparojë në malin e Tërbunit në Pukë, ndërsa përballja me flakët po bëhet kryesisht nga zjarrfikësit dhe Shërbimi Pyjor.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me ritme të larta, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në terren.

Për situatën kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit.

Rreziku është shtuar edhe për zonat e banuara. Flakët mund të zbresin në drejtim të fshatrave të njësisë administrative Gjegjan, duke kërcënuar banorët dhe pronat e tyre.

The post Zjarr prej 3 ditësh në malin e Tërbunit, mungon ndërhyrja nga ajri appeared first on GIJOTINA.