Protesta e 77-të/ Qytetarët sfidojnë Ramën: Ju prisni të lodhemi, ne vetëm vazhdojmë

“Ju prisni të lodhemi, ne vazhdojmë…” është mesazhi që protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin përmes një prej pankartave të shfaqura këtë mbrëmje në Tiranë.

Në ditën e 77-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët shprehen se nuk kanë ndërmend të tërhiqen, duke e kthyer pankartën në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj mazhorancës.

Pavarësisht javëve të protestave dhe temperaturave të larta, protestuesit vijojnë të mblidhen në shesh, ndërsa kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

The post Protesta e 77-të/ Qytetarët sfidojnë Ramën: Ju prisni të lodhemi, ne vetëm vazhdojmë appeared first on GIJOTINA.