Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt

Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Durrës.

Në përplasjen mes dy automjeteve mësohet se është përfshirë edhe Klevi Elezi, i cili është drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia së Agron Shehajt.

Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në pjesën e përparme, si pasojë e përplasjes.

Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka persona të lënduar apo mbi gjendjen shëndetësore të personave që ndodheshin në automjete.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të kryejnë verifikimet përkatëse.

The post Përplasen dy makina në Durrës, përfshihet në aksident zyrtari i partisë së Agron Shehajt appeared first on GIJOTINA.