Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, duke shënuar ditën e 76-të radhazi të mobilizimit kundër kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme është vënë re një pjesëmarrje e theksuar e shqiptarëve të diasporës, të cilët iu bashkuan protestuesve dhe mbajtën edhe fjalimet e tyre para Kryeministrisë.

Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë.

“Rama, jep dorëheqjen” ishte një nga thirrjet kryesore të protestës, ndërsa pankartat dhe mesazhet e qytetarëve u drejtuan kundër qeverisë dhe mënyrës së saj të qeverisjes.

Protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga aksioni qytetar dhe se do ta vijojnë mobilizimin deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit.

 

The post Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit e shumtë nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit appeared first on GIJOTINA.