Krujë/ Dy vatra zjarri vazhdojnë akoma mbi lagjen Abaze, Rama poston video me turistë

Në Krujë janë raportuar se vazhdojne ende dy vatra zjarri, në zonën mbi lagjen Abaze, ndërsa ka nisur ndërhyrja për shuarjen e tyre.

Sipas Bashkisë Krujë, gjatë ditës së sotme do të ndërhyhet edhe në zonën pyjore, me qëllim shuarjen e plotë të vatrave të mbetura, si dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të tjera.

Aktualisht, situata nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara. Megjithatë, autoritetet e konsiderojnë situatën të paparashikueshme dhe vijojnë monitorimin në terren për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Nderkaq, Kryeministri Edi Rama ka një tjeter panorame per Krujen. Ai ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke vënë në pah numrin e turistëve që po vizitojnë qytetin historik.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Përmes postimit, kryeministri ka përcjellë atmosferën e krijuar nga turistët në një prej destinacioneve më të vizituara kulturore dhe historike të vendit. Ne videon e tij qielli eshte pa tym.

gijotina.com/

The post Krujë/ Dy vatra zjarri vazhdojnë akoma mbi lagjen Abaze, Rama poston video me turistë appeared first on GIJOTINA.