Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave

Situatë alarmante po përjeton Kruja, ndërsa vatrat e zjarrit rrezikojnë zonat e banuara.

Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze” për shkak se flakët që janë aktive rrezikojnë të afrohen drejt banesave.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.

Sipas raportimeve, flakët po “ushqehen” nga era e fortë dhe bimësia e tharë.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

 

The post Zjarri në Krujë, evakuohen banorët në lagjen “Abaze”! Flakët rrezikojnë të përhapen drejt banesave appeared first on GIJOTINA.