Parashikimi i motit për sot, ja sa do të arrijë temperatura maksimale

Vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Temperaturat maksimale arrijnë në vlerën 39 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet e larta malore të vendit.

Era me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

gijotina.com/

The post Parashikimi i motit për sot, ja sa do të arrijë temperatura maksimale appeared first on GIJOTINA.