Harta e re, Rama mbledh kryebashkiakët në një lokal në Kuç të Himarës

Kryeministri Rama pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale.

Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale.

Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive vendore.

gijotina.com/

The post Harta e re, Rama mbledh kryebashkiakët në një lokal në Kuç të Himarës appeared first on GIJOTINA.