Agim Vocka, 65-vjeçari që u përplas nga një autobus në aksin Delvinë-Sarandë, ka ndërruar jetë te spitali i Traumës në Tiranë.
Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 65-vjeçari nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Viktima ishte duke ecur në këmbë, kur u përplas dje nga autobusi që drejtohej nga Vangjel Zoto. Ky i fundit fillimisht u largua nga vend ii ngjarjes, por më vonë u kap nga shërbimet e policisë së Delvinës.
gijotina.com/
The post E goditi autobusi në rrugën Delvinë-Sarandë, burri ndërron jetë tek Trauma appeared first on GIJOTINA.