Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”

Vatra e zjarrit mbi lagjen “Abazaj”, pranë zonës së njohur si “Kroi i Madh” në Krujë, është riaktivizuar sërish.

Edhe pse në disa raste zjarri është konsideruar i shuar, prushi i mbetur në thellësi të tokës ka favorizuar riaktivizimin e flakëve.

Sipas informacioneve nga terreni, trashësia e humusit në këtë zonë ka bërë që zjarri të mbetet i fshehur në brendësi dhe të shpërthejë sërish në sipërfaqe.

Situata është përkeqësuar edhe nga temperaturat e larta dhe era e fortë, që favorizojnë përhapjen e flakëve.

 

 

The post Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj” appeared first on GIJOTINA.